Armët bërthamore kanë qenë një faktor thelbësor në marrëdhëniet ndërkombëtare që nga gushti i vitit 1945, kur Shtetet e Bashkuara hodhën dy prej tyre mbi Japoni për të përshpejtuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Asnjë armë e tillë nuk është përdorur që nga ajo kohë, dhe ndoshta kjo gjë ndihmoi në mbajtjen e “ftohtë“ të Luftës së Ftohtë, duke imponuar një shkallë të lartë të kujdesit në të dy anët e konfrontimit midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik.