Azerbajxhani dhe separatistët armenë kanë rënë dakord për armëpushim, pas luftimeve në rajonin e Nagorni-Karabakut. Urdhri për të ndalur të shtënat erdhi pasi në 4 ditë dhune të përshkallëzuar, të paktën 64 persona kanë humbur jetën, duke shënuar kështu edhe episodet më të rënda në dekada me radhë mbi territorin e kontestuar.