Armë shqiptare në Afrikë/ Britania po heton: Shkuan në Uganda dhe Sudanin e Jugut
08/01/2020 19:50

Britania e Madhe ka përfshirë prokurorinë shqiptare në një sërë veprimesh hetimore sa i takon një dosjeje për trafik armësh, të hapur nga zyra e të ardhurave dhe doganave në Mbretërinë e Bashkuar. Nën hetim janë dy shtetas dhe një kompani eksporti. Top Channel mëson ekskluzivisht se hetimet që po zhvillohen nga Elspeth Pingel kërkojnë të hedhin dritë mbi aktivitetin në fushën e armëve nga 2009 deri në 2016 dhe për këtë shkak kërkohet marrja në pyetje e një sërë personash që kanë dijeni për çështjet e armëve në Shqipëri. Siç burimet pohojnë ekskluzivisht, pala britanike vë në dijeni akuzën shqiptare se hapja e hetimeve penale lidhet me trafikimin dhe ndërmjetësimin e supozuar të mallrave ushtarake ndërmjet Shqipërisë, Ugandës dhe Sudanit Jugor, të kryer pa një licensë të vlefshme, dhe në kundërshtim me kontrollet e eksportit dhe tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dosja gjendet nën hetim pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, ndërsa përgjatë gjashtë muajve është mbajtur nën kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Top Channel mëson ekskluzivisht se britanikët kërkojnë nga akuza shqiptare të sekuestrojë dokumenta por edhe korrespodencën që ka të bëjë me dërgimin e 10 mijë kallashnikovëve, 10 mijë aksesorëve, 40 mijë karikatorëve, 1 milionë e 270 mijë municioneve dhe 100 pistoletave makarov për në Sudanin Jugor. Kjo gjë sipas dyshimeve mund të ketë ndodhur gjatë periudhës 2009 deri në 2016, dhe mund të jetë kryer nga dy shtetas nën hetim dhe një shoqëri e cila dyshohet ti ketë nisur nën emrin e njësisë ushtarake të forcave popullore të mbrojtjes së Ugandës. Njëri nga të hetuarit është me shtetësi greke bëjnë me dije burimet ndërsa tjetri me shtetësi britanike dhe pak vite më parë ata kanë udhëtuar drejt vendit tonë, por edhe kanë patur aktivitet biznesi në Shqipëri . Mes të tjerash britanikët kërkojnë dokumentacionin që i është depozituar palës shqiptare përmes të cilit autorizohen shtetasit në fjalë për të dërguar mallra nga Tirana për në Juba dhe Sudanin Jugor , ngjarje të dyshuara të kenë ndodhur duke përdorur edhe rrugën ajrore gjatë vitit 2014.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16