Një zjarr ka rënë në një apartament në qytetin e Shkodrës pranë zonës së njohur si “Ura Dervishbeg”. Në momentin e zjarrit fatmirësisht nuk ka patur asnjë banor në shtëpi. Në pallat kanë mbetur të bllokuar komshinjtë për shkak të tymit që ka përfshirë të gjithë korridorin.