“Antishpifja”/ Meta nuk e dekreton ligjin, e kthen në Kuvend
12/01/2020 12:18

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë ligjin “antishpifje” të miratuar disa javë më parë nga mazhoranca socialiste. Ligji shumë i kritikuar nga gazetarët vendas, por edhe nga disa prej ambasadave të aleatëve strategjikë, është kthyer nga Meta në Kuvend. Sipas Metës, ky ligj “shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit”. Presidenti e konsideron ligjin “në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, si dhe në shkelje të standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Kjo gjendje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese jo proporcionale që këto dispozita parashikojnë, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administrative, të cilat në kundërshtim të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t’i vënë në ekzekutim të menjëhershëm këto masa, përpara se të ketë një vendimarrje përfundimtare dhe të formës së prerë mbi ligjshmërinë e tyre. Hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë, për shkak të trysnisë së aplikimit pa kriter dhe subjektiv të masave ndëshkuese dhe shproporcionale që parashikon ligji i miratuar. Këto mekanizma jo proporcionalë të forcës ndëshkuese që përmbajnë ndryshimet ligjore të miratuara, krijojnë hapësirë që ato të aplikohen përkundrejt mediave on line që janë kritike me punën e qeverisë. Kjo e fundit përmes përfaqësuesve të saj në organet vendimarrëse dhe kompetencave që këto organe marrin, ka të gjitha mundësitë të shfrytëzojë këtë bazë ligjore që lejon interpretim subjektiv, të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës. Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, ç’ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqorientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përgjegjësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë”, shkruhet në dekretin e Metës.

Top News- Nokës nuk i del e keqja me Salianjin: Foltorja e tij në shërbim të Ramës
13/12 18:07
Top News – Salianji përballë Berishës. Kreu i PD i plotëson kërkesën për protesta
13/12 15:43
Top Channel/ “Më 22 dhjetor protestë kombëtare”, Berisha: Protestat janë e vetmja rrugë
13/12 15:42
Top News – Berisha reagon për Ballukun. ‘Qeveria vendos me shumicë, nuk pezullohet nga zëvendësja’
13/12 15:34
Top News – ‘PD ndërpret debatet dhe diskutimet me PS’ Berisha jep udhëzimet për kryesinë
13/12 15:34
Top News – Berisha godet tavolinën. ‘PD ndërpret debatin me palën dhunuese.’
13/12 15:33
Top News – ‘Gabim i firmëtarëve, akt i nxituar’ Berisha kërkon ndjesë për Shabanin
13/12 15:33
Top News – Protestë kombëtare në 22 Dhjetor. Berisha – Agjenda jonë, vetëm revolta
13/12 15:32
Top News – ‘Poshtërim për çdo shqiptar’. Berisha flet për çështjen ‘Balluku’ në Kushtetuese
13/12 15:32
Top News – 22 dhjetor, protestë kombëtare. Berisha cakton datën dhe mbyll komunikimin me PS
13/12 15:22
Top Channel/ Berisha: Ndërpresim çdo debat dhe diskutim për çdo person apo post me partinë e krimit
13/12 14:14
Top News – Bardhi kundër Berishës për Avokatin e Popullit
13/12 14:10
Top Channel/ “Firmat për kukullën e Ramës ishin gabim”, Berisha: Kërkova falje dje, kërkoj dhe sot
13/12 14:10
Top Channel/ Berisha: Me 22 protestë kombëtare, nuk do ndalojnë deri në krijimin e qeverisë teknike
13/12 13:59
Top Channel/ Salianji para mbledhjes së kryesisë së PD: Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret
13/12 13:48
Top Channel/ “Protesta rruga e vetme”, Berisha: Çdo rrugë tjetër është rrugë zjarrfikësish
13/12 13:45
Top Channel/ Balluku u rikthye në detyrë, Berisha: Mendimi i shumicës, identik me deklaratat e Ramës
13/12 13:44
Top News – ‘Koha për protesta, jo për foltore.’ Salianji në selinë e PD për mbledhjen e kryesisë.
13/12 13:43
Top News – ‘Qesh mirë, kush qesh i fundit’. ‘Balluku’, Bardhi: Kushtetuesja mori vendim politik
13/12 13:42
Top News – Veliaj kërkesë Kushtetueses: ‘Shqyrto me shpejtësi padinë për masën e sigurisë’
13/12 13:26
BILETA Portokalli - Bileta