Analistët në Kosovë: Të shihet opsioni i qeverisë teknike
22/01/2020 19:03

Një qeveri teknike me përfaqësues të të gjitha partive politike parlamentare, po konsiderohet si opsion i mundshëm për K Kosovën. Dështimi në krijimin e ekzekutivit, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet e parakohshme në vend, për analistët po dëshmon se mund të ketë një skenar të tillë, për të evituar krizën institucionale. Politologu Behlul Beqaj, thotë për Kosova Press: “Qeveria teknike është një ide e imja e kamotshme se shoh shumë diversitet në kuadër të subjekteve politike. Në anën tjetër kemi nevojë të jashtëzakonshme për ndryshime kushtetuese dhe të sistemit zgjedhor. Por po më duket sa është ajo e nevojshme është e madhe edhe rezistenca e atyre që e shohin si rrezik për veti këtë”. Ndërsa për analistin Rasim Aliaj, ka mundësi bashkëpunimi mes partive politike por një qeveri e tillë, teknike, duhet të ketë mandat një vjeçar. “Ka skenarë të tillë, nëse jo zgjedhjet e rejat të parakohshme mund të jetë një qeveri teknike. E cila do të ishte me një mandat njëvjeçar dhe jo dyvjeçar, e cila do të çonte tutje edhe procesin e buxhetit. Mirëpo edhe proceset tjera të rëndësishme”. Por, përfaqësues të LDK dhe VV kanë opinione të kundërta. Avdullah Hoti, nga LDK, thotë: “Nuk ka nevojë, nuk e shoh të nevojshme. Duhet të gjendet formula sa më parë edhe vullneti sa më parë që të themelohet institucionet e reja”. Nga lëvizja vetëvendosje, thonë se populli i Kosovës nuk është shprehur për një qeveri teknike. Ata kanë treguar më 6 tetor se duan ndryshim, ndaj edhe votuan lëvizjen për të drejtuar qeverinë e ardhshme. Që nga mandatimi i Kurtit, nga presidenti Thaçi, lideri i vetëvendosjes ka 15 ditë kohë për krijimin e qeverisë. Kanë mbetur tani edhe 13 ditë për të siguruar një marrëveshje me LDK, por nuk shihet ende asnjë sinjal për përafrim qëndrimesh. Në rast dështimi, LDK dhe VV kanë thënë se nuk do të kërkojnë koalicione me partitë e tjera por do ta çojnë Kosovën në zgjedhje të reja.

Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45