Dita ndërkombëtare e pandëshkueshmërisë së dhunës në media, në çfarë situate e gjen median shqiptare? “Është një situatë kritike në aspektin social duke rrënuar situatën e tyre kjo nga informaliteti në media. Ndërkohë grupet e interesit ushtrojnë trysninë e tyre”, është shprehur Aleksandër Çipa. Cila është nevoja më emergjente që ka media shqiptare? “Nevojë urgjente për një vetrregullim të medias, shohim rekrutime pavend në median online e cila është e zhytur në informalitet. Duhen me patjetër sa më shpejt rregullime ligjore”, thotë Çipa. Presidenti Ilir Meta thotë se ka vetëm dy media të besueshme, Zëri Amerikës dhe Doiche Welle. A janë vetëm këto media të besueshme në Shqipëri? “Nuk i takon politikanëve ta bëjnë këtë. Unë besoj në kolegët e mi”, ka thënë Aleksandër Çipa.