Albana Hana, vajza e prokurorit të ndjerë Xhevat Hana do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në Qarkun e Elbasanit . Babai i saj ishte një nga ata njerëz që luftoi për drejtësinë në Shqipëri. Albana ka studiuar Shkenca Sociale dhe Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe mban gradën Master në fushën e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut në Evropën Juglindore nga Universiteti i Sarajevës dhe Bolonjës. Gjithshtu ajo kryer studimet e doktoraturës në fushën e ligjbërjes në Gjermani si dhe kërkime shkencore pranë disa instituteve prestigjoze në Europë.