Si sot një vit më parë, politikanët ndërkombëtarë dënuan fort veprimin “misterioz” që ndërmori Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, duke urdhëruar uljen e një aeroplani në Minks, ku një gazetar dhe njëherazi aktivist i opozitës që gjendej në bordin e aeroplanit, u arrestua. Gazetari bjellorus i kërkuar nga qeveria e Alexader Lukashenkos u arrestua pasi avioni me të cilin ai po udhëtonte bëri një ulje të paplanifikuar në Minsk pasi dyshohej për një kërcënim me bombë, i cili rezultoi i rremë. Raman Pratasevich u mor nga policia menjëherë pasi avioni i linjës ajrore Ryanair u ul në kryeqytetin bjellorus. Avioni po udhëtonte nga Athina drejt Vilnusit të Lituanisë. Kryeminsitri Mitsotakis tha se veprimi i Bjellorusisë ishte “i pashembullt dhe tronditës, madje shtoi se ky akt vuri në rrezik jetët e pasagjerëve. Mitsotakis bëri apel që të liroheshin menjëhershëm të gjithë pasagjerët.