Shkatërrimi i lulishteve në qendër të kryeqytetit dhe kthimi i tyre në ndërtime të larta ka alarmuar ambientalistët, të cilët thonë se Tirana ka ajrin më të ndotur në Europë, pasi niveli i ndotjes përllogaritet disa herë më shumë se normat e lejuara nga Organizata Boterore e Shëndetësisë.