Tendenca e treguesve demografik në Shqipëri po shfaq një situatë gjithmonë e më shumë alarmante. Instituti i Statistikave raportoi se, në tremujorin e parë të këtij viti, numri i lindjeve ishte thuajse i barabartë me atë të vdekjeve, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të shkojë drejt zeros.