Dimri sjell smogun e tij të përvitshëm mbi Ballkan, ku ndotja e ajrit shkaktohet në një masë të madhe nga qymyri dhe zjarret me dru, te të cilat shumë banorë të varfër mbështeten për ngrohje. Në javët e fundit, kryeqytete ballkanike përfshirë Beogradin, Sarajevën, Shkupin dhe Prishtinën janë renditur mes 10 kryeqyteteve më të ndotur të botës, sipas aplikacionit që monitoron cilësinë e ajrit, Air Visual. Ka patur edhe një seri protestash në qytetet në të gjithë rajonin ndërkohë që qytetarët kërkojnë nga qeveritë që të marrin masa dhe i akuzojnë ato se kanë qenë të ngadalta në reagimin ndaj krizës.