Prokuroria ka kërkuar për Flamur Palla dhe Aurel Zymën masën e sigurisë detyrim paraqitje, kërkesë që është pranuar nga gjykata për ngjarjen e ndodhur më 3 janar ku humbi jetën Elvis Josifi 36 vjeç, në punë e sipër. Prokuroria është në pritje të konkluzioneve të ekspertëve,npër të përcaktuar shkakun e vdekjes së 36 vjeçarit dhe plagosjen e kolegut të tij. Josifi humbi jetën pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen.