Aksidentet/ Shtohen viktimat, më pak përplasje, por ngjarjet janë më të rënda
29/10/2019 19:35

Mbëmjen e së hënës, rrethrrotullimi i Kolonjës, në rrugën Lushnje Fier, i mori jetën dy të rinjëve, Alteo dhe Jorgest Shabani, kushërinj me njëri tjetrin. Ndërsa 16 vjeçari Alban Doksani, u plagos rëndë në këtë aksident tragjik. Makina me të cilën ata po udhëtonin goditi bordurën anësore dhe më pas fluturoi për rreth 30 metra duke u përplasur me pemët në buzë të rrugës. Një nga dëshmitarët e këtij aksidenti tragjik, tregoi tmerrin e përjetuar në përpjekje për të nxjerrë trupat dhe tha se ambulancës iu deshën rreth 50 minuta për të ardhur në vendin e aksidentit. Ndërkaq, mbrëmjen e së shtunës, në autostradën Durrës Tiranë, një autobuz përplas një motor, drejtuesi i së cilit ishte 25 vjeçari Ramazan Bata. Më pas, 25 vjeçarin e përplas një tjetër makinë e cila e sposton viktimën rreth 1300 metra nga vendi i ngjarjes. Viktima Ramazan Bata, u spostua pikërisht deri në këtë rrethrrotullin në afërsi të hyrjes së portit në Durrës. Top Channel siguroi pamjet mbrëmjen e së shtunës në vendin e ngjarjes. Për Alteon, Jorgestin dhe Ramazanin, këto ishin udhëtimet e tyre të fundit, ashtu siç ka qenë për 157 shqiptarë të tjerë përgjatë 9 muajve të këtij viti. Pavarësisht se numri i aksidenteve ka rënë, në përiudhën Janar Shtator të këtij viti kemi pasur 5 më shumë të vdekur se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Edhe shtatori i 2019-ës, ka 11 më shumë të vdekur se shtatori i vitit të shkuar.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15