Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë pranë Shën vlashit. Si pasojë i përplasjes së një motoçiklete me një automjet tip Land Rover ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës. Ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e parë, ndërsa policia rrugore në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave.