Dita e sotme ka nisur me probleme me qarkullimin në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Prezenca e lartë e borës se ngrirë në rrugë ka bërë që ky aks rrugor të jetë i rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve. Për këtë arsye një furgon mallrash ka dalë nga Rruga duke u përmbysur. Furgoni ka rrëshqitur pranë rotondos së Grabjanit. Fatmirësisht aksidenti nuk ka pa pasoja në njerëz.