Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Mësohet se si pasojë e një aksidenti në minierë ka humbur jetën një minator. Bëhet me dijeni se viktima është Astrit Xhafa, i moshës 55-vjeçare. I ndjeri është dërguar në morgun e spitalit Bulqizë, për ekspertizë. Nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka rënë në një gropë brenda galerisë. Ngjarja fatale ka ndodhur në një nga galeritë në njësinë administrative Martanesh në Lug të Gjatë.