Aleanca Kuqezi ka nisur nga Pogradeci atë që e quan fushata e mashtrimit. Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu deklaroi se do të denoncohen të gjitha premtimet e pambajtura të Kryeministrit Sali Berisha, duke e nisur nga aksi rrugor Lin-Pogradec, ku punimet vazhdojnë prej vitesh.