Tingujt e bukur te muzikës tradicionale, për më shumë se 1 orë krijuan një atmosferë të veçante në oborrin e Muzeut Historik “Oso Kuka”. “Ahengu Shkodran” i shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, u organizua edhe këtë vit, pavarësisht frikës dhe vështirësive të shkaktuara nga pandemia. Muzika është një ilaç thonë këngëtarët dhe organizatoret teksa vlerësojnë edhe ruajtjen e traditës se muzikës qytetare. Ndërthurja e brezave ishte një prej risive të kësaj nate, ku çdo vit e me shumë po synohet afrimi i të rinjve.