Si sot një vit më parë, Shërbimi Informativ Shtetëror publikoi raportin vjetor dhe në qendër të tij ishte sigurimi i informacionit se gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar të papërballur ende me Vettingun, vijojnë pa u ndalur aferat korruptive. Këto informacione nga terreni i kanë kaluar Departamentit të Analizës në SHISH, nga ku janë hapur dosje të veçanta, të cilat i kanë kaluar tashmë organeve të vettingut dhe SPAK, nëse këta njerëz të drejtësisë do të kenë kurajon të skanohen për pastërtinë e figurës dhe kriterin profesional. Inteligjenca shqiptare në raportin publik për vitin 2020, të bërë publik si sot një vit më parë mbërriti në këtë përfundim.