Agjencia e udhëtimit mashtron qytetarët, u merr lekët i lë pa biletë – Fiks Fare
12/04/2024 20:45

Agjencitë mashtruese të udhëtimit janë bërë objekt trajtimi disa herë në emisionin Fiks Fare. E tillë është edhe agjencia Dhales Tours në Tiranë me zyrë pranë pallatit "Asllan Rusi". Kjo agjenci sipas denoncimeve të ardhura në Fiks Fare mashtron qytetarët gjasme duke iu prerë bileta e më vonë i njofton se është anulluar fluturime dhe se së shpejti do u bëjë rimbursimin, gjë të cilën nuk e bën. Por me një kërkim të lehtë në internet për këtë agjenci nuk ishte e para herë që mashtronte qytetarët. Ajo që bëri super lajm vjet në sezonin veror është se si kjo agjenci kishte mashtruar një çift ku u kishte marrë lekët dhe i kishte lënë në mes të Athinës. Në Fiks Fare u ankua znj. Edlira Bardhi e cila është emigrante në Greqi. Asaj në dhjetor i ka ndodhur një fatkeqësi ku i ndërroi jetë i ati kështu që erdhi në Shqipëri. Pas ceremonisë mortore ajo do rikthehej sërish në Greqi dhe ka kontaktuar me agjencinë në fjalë ku ka prerë dy bileta avioni me vlerë 170 euro. " Pasi kontaktova me agjencinë më nisën dy kode biletash për fluturim në dt 9 dhjetor. Pronarja më nis llogarinë bankare ku duhet të bëja pagesën , por që unë nuk kisha mundësi ta bëja me kartë dhe kështu dërgova tim vëlla tek zyra ku më thanë që bëri pagesën kesh" shpjegon denoncuesja. Pas dy ditësh që ishte bërë pagesa Edlira njoftohet nga agjencia se fluturimi ishte anulluar. Në këto kushte ajo i kërkon agjencisë rikthimine pagesës të cilës i thonë të kalojë ta marri nga zyra dhe ku u bë pagesa. " Që nga ajo ditë e deri më sot im vëlla ka shkuar çdo ditë në agjenci dhe e ka gjetur të mbyllur. lekët ende nuk më janë kthyer" thotë Edlira. Ajo kërkon ndihmën e Fiksi jo për shumën monetare se sa për gjestin dhe mashtrimin që i është bërë duke e demaskuar këtë agjenci, për mos ta pësuar të tjerët. Pas insistimit të Fiks Fare qytetares i kthehet shuma prej 170 eurosh.

Monitorime/ Analistët duan të informojnë kallaballëkun – Fiks Fare
30/06 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Qershor 2025
30/06 21:00
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit,prokuroria merr të pandehur 6 gardianë! -Fiks fare
30/06 20:45
Politikës përvëluese iu shtua dhe vapa; si do t’i përballojmë? – Fiks Fare
30/06 20:30
Monitorime/ Fevziu ka turp që nuk ka qenë në Tragjas – Fiks Fare
27/06 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Qershor 2025
27/06 21:00
Gjykata 3 muaj për t’u zbardhur vendimin i formës së prerë. Fiksi zgjidh problemin – Fiks Fare
27/06 20:45
Fekalet e tualetit pa leje të komshiut i hynin në kuzhinë,IMT ndërhyn pas interesimit të Fiksit
27/06 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Qershor 2025
26/06 21:01
Monitorime/ Moderatori tregon rastin kur është bërë lëpirës – Fiks Fare
26/06 21:00
Shantazhohet me publikimin e videove intime ,”Para çdo muaj ose videon publike” – Fiks Fare
26/06 20:45
Rama “Shqipëria në BE në 2030”, pra do marrë edhe mandatin e pestë?! – Fiks Fare
26/06 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Qershor 2025
25/06 21:05
Monitorime/ Deputeti që s’ka talent, por turbullon njerëzit – Fiks Fare
25/06 21:00
Vokshi zgjedhjet “u vodhën me krim”, KiE miraton raportin: Zgjedhjet konkurruese! – Fiks Fare
25/06 20:45
Kur je më ‘Trump-ist’ se Trupmi vetë/Berisha pro ndryshimit të regjimit në Iran – Fiks Fare
25/06 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Qershor 2025
24/06 21:01
Monitorime/ Zheji: Ali Pasha fliste shqip e bënte dashuri greqisht – Fiks Fare
24/06 21:00
E sëmura mendore rreh dhë kërcënon studentet e UBT-së. Bashkia “Do e largojmë” – Fiks Fare
24/06 20:45
Tani që bota po vjen era luftë, a do i ribëjmë strehimet e Enverit? – Fiks Fare
24/06 20:30