Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë marrë pjesë në përurimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore. “Ky investim i qeverisë, vendos standartin e munguar në strukturën e vetme të kontrollit të cilësisë së barnave dhe pajisjeve mjekësore në vend”, tha Manastirliu në fillim të fjalës së saj. Duke u ndalur tek investimi më i ri i qeverisë, Ministrja u shpreh se Agjencia tani ka të gjitha kushtet për të qenë një rregullator i mirëfilltë i tregut dhe shërbimit farmaceutik.