Në 3-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, të riut himariot, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, por që më pas kjo ngjarje u interpretua si vrasje për shkak se ishte minoritar, eksponentë të “Agimit të Artë” u kthyen sërish në Himarë, ku kanë kryer homazhe pranë varrit të tij.