Ai ishte një ndër 6 stadiumet e ndërtuara nga themelet në vitin 2010, ku u zhvilluan ndeshje të Botërorit të Afrikës së Jugut. Por, “Moses Mabhida” i Durbanit pa këtë fundjavë një nga masakrat më të rënda që mund t’i bëhej një stadiumi nga tifozë të irrituar, huliganë e ndoshta edhe njerëz të dhunshëm që s’kanë lidhje me futbollin.