Adriatik Llalla “non grata” në SHBA, vëllai i deputetit Lita i paguan lobimin
04/11/2019 19:34

Ish prokuri përgjithshëm Adriatik Llalla është një prej tre zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilëve sekretari amerikan i shtetit, publikisht i ka komunikuar vendimin për mos të shkelur më kurrë, në tokën amerikane. Sekretari amerikan i shtetit mori këtë vendim drastik për ish kryeprokurorin më 14 shkurt 2018. Ndryshe nga Tom Doshi dhe Vangjush Dako që nuk janë shprehur asnjëherë për këtë vendim ekstrem, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë qëndrim amerikan ndaj tij dhe familjes. Rreth një vit më pas, zoti Llalla nis përpjekjet për të dalë nga lista e zezë amerikane. Ky dokument tregon angazhimin e një kompanie lobuese në New York e quajtur Sher Tremonte e cila ka lidhur një kontratë me ish prokurorin më 15 Shkurt 2019 e si objet pune ka, “anulimin e vendimit të departamentit amerikan të shtetit për ti ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Për këtë aktivitet lobues në kontratë sanksionohet se është paguar shuma e 5.000 dollarëve. Ndërkohë që aktiviteti lobues në SHBA është legjitim nëse ndodh brënda kornizës ligjore amerikane të përcaktuar, në rastin e zotit Llalla interesant është fakti se kush i pagoi këto 5.000 dollarë. Në kontratën mes kompanisë lobuese Sher Tremonte dhe zotit Llalla shuma e 5.000 dollarëve nuk është paguar prej tij por prej një kompanie ndërtimi e quajtur “Lita Brothers Construction, LLC” me qendër në Neë York. Sipas të dhënave nga regjistri kompanive të biznesit në SHBA rezulton se pronar i kësaj kompanie është shtetasi shqiptaro-amerikan Bedri Lita. Zoti Bedri Lita është vëllai deputetit demokrat Korab Lita. Mbetet e paqartë përse Bedri Lita paguesi shumës së 5.000 dollarësh u përfshi në këtë operacion lobimi në favor të Adriatik Llallës. Për këtë cështje Top-Channel pyeti deputetin Korab Lita se cfarë komenti kishte ai për përfshirjen e të vëllait në këtë histori lobimi. Korab Lita deklaroi: “Nga informacionet që kam, bëhet fjalë për një ngjarje përpara se unë të hyja në parlament. Prej 30 vitesh vëllai im jeton në SHBA dhe është shtetas amerikan. Veprimtaritë dhe jetët tona janë të ndara prej 30 vitesh. Secili nga ne ka jetë të pavarura nga njëri tjetri”.

Top Channel/ Rama takon kryebashkiakët, diskutim për mirëqeverisjen e shërbimit të qytetarëve
03/04 15:43
Top Channel/ Rama mbledh kryebashkiakët, kritika Kadastrës: Ka shumë ankesa
03/04 15:26
Top Channel/ Takimi me kryebashkiakët, Rama: Këto punë që folëm, t’i bëjmë të gjitha dhe sa më mirë
03/04 15:26
Top Channel/ Takimi me kryebashkiakët, Rama cakton detyrat për pastrimin e qyteteve: Kemi një…
03/04 15:25
Top Channel/ “Integrimi është ndalur”, Berisha: Nuk plotësojmë asnjë kriter të BE-së
03/04 15:13
Top Channel/ Kryeministri në konferencë: Duhet hapur një zyrë e ndihmës juridike për Kadastrën
03/04 15:10
Top Channel/ “Paketa e Maleve”, Edi Rama: Duhet të angazhoheni të gjithë atë punë që i përket…
03/04 15:07
Top Channel/ “Parlamenti krizë”, Spiropali kritikon Kuvendin: Konflikti banal po zëvendëson…
03/04 15:06
Top Channel/ Skandali me fondet e BE-se, riformatohet e gjithe qeveria greke!
03/04 15:05
Top Channel/ Edi Rama i drejtohet kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për
03/04 15:03
Top Channel/ Ministri Demo: Të gjitha shërbimet lokale do të digjitalizohen
03/04 14:59
Top Channel/ “Raporti IBAR është shtyrë tre herë gjatë muajit mars”, Berisha: Votimi, kusht që…
03/04 14:48
Top Channel/ Berisha në konferencë: Ne kemi protestën si mjetë kryesorë për…
03/04 13:15
Top Channel/ Kryedemokrati: Studentët në Shqipëri paguajnë tarifat më të larta se…
03/04 13:04
Top Channel/ Berisha në konferencë: Ëndrra europiane e Shqipërisë vijon të mbahet peng nga Rama
03/04 12:58
Top Channel/ Takimi i Ramës me kryebashkiakët, zbulohen diskutimet dhe tematikat e mbledhjes
03/04 12:57
Top Channel/ Rama dëshmitar për dosjen ‘Partizani’? SPAK: E vendos GJKKO!
02/04 19:55
Top Channel/ “Janë të paudhë”! Rama kritika opozitës, zbulon planin për legalizimet: Gati kriteret e reja
02/04 19:53
Top Channel/ “Kapeni për zhelesh”! Plas sherri në Kuvend, tension dhe fyerje mes deputetëve
02/04 19:44
Top Channel/ Peleshi ironizon Topallin: S’ma merrte mendja që…
02/04 15:30