A mund t’i besohet Bashës? Pretendenti për kryeministër hesht për tre akuzat nga Kosova
19/11/2020 19:34

Prej më shumë se një javë disa dëshmimtarë të luftës e kanë akuzuar se ai, Lulzim Basha, ka qenë aktiv në hetimet që i janë bërë udhëheqjes së UÇK, hetime të cilat çuan Hashim Thaçin në gjykatën e Hagës. Deri tani janë të paktën tre dëshmi të cilat i drejtohen posaçërisht Lulzim Bashës. Për sqarim këto pretendime nuk janë të sotshme por ato janë përsëritur në vite dhe në kushtet kur ato nuk kanë marrë përgjigje janë hapur në kontekstin e fillimit të proceseve kundwr UCK nga gjykata nw Hagë. Pretedimi i parë ka ardhur nga Jose Pablo Baraybar i cili pohon se ka hyrë në Shqipëri në vitin 2002 bashkë me Lulzim Bashën për të hetuar në Kukës kampet e burgjet e krijuara nga UCK. Pretendimi i dytë ka ardhur që në vitin 2019 në mediat e Kosovës dhe këto ditë në mediat e Shqipërisë nga kameramani Milaim Bellanica i cili pohon se kasetën ku ai kishte rregjistruar masakrën e tmerrshme të Krushës ku u vranë 243 persona dhe u zhdukwn 63 ja ka dhënë Lulzim Bashës. Pretendimi i tretë vjen nga komandanti i UÇK Latif Gashi i cili dëshmon se Lulzim Basha ka marrë pjesë si përkthyes i UNMIK në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë së tij. Sipas zonjës së Latif Gashit, Lulzim Basha i ka thënë asaj se ku i ka fwmijwt. Të gjitha këto akuza ose pretendime nuk kanë ardhur nga Shqipëria por nga Kosova. Pyetja është pse kosovarët e akuzojnë Lulzim Bashën dhe pse ka kaq shume fakte në Kosovë për aktivitetin e tij si përkthyes dhe si oficer pranë UNMIK. Pavarësisht nëse flet apo jo Lulzim Basha për të sqaruar rolin e tij në hetimet që i janë bërë UÇK diçka është e vërtetë. Shqiptarët kanë dëshminë e qartë se njeriu që kërkon të bëhet Kryeministër duke mos sqaruar të shkuarën e tij dhe duke refuzuar t’i përgjigjet këtyre pretenedimeve ka krijuar një hendek të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe me të drejtë shumë njerëz nuk e shpjegojnë dot pse nuk flet Lulzim Basha. Por pavarësisht se kosovarët kanë ngritur të gjitha akuzat ndaj Lulzim Bashës sërish problemi mbetet me shqiptarët e Shqipërisë të cilët do votojnë pas disa muajsh. Ata duan të dinë a mund ti besojnë Lulzim Bashës. A mund t’i besohet një njeriu që refuzon të përgjigjet për kaq shumë akuza në lidhje me të shkuarën e vet?

Top News- Drejtori i burgut me ‘shtëpi bari’/ Dorëzohet në policinë e Elbasanit, mohon përfshirjen
19/03 20:33
Top Channel/ “Ka kimi mes nesh, por jam i martuar”, Brikena i kthehet ashpër Rogertit
19/03 20:25
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top News – Kërkesa e deputetëve të ‘Mundësisë’. Interpelancë me zv.kryeministren për Rrjollin
19/03 20:11
Top Channel/ Banda e “Bajrajve” në gjyq për krimin e bujshëm në Shkodër
19/03 20:01
Top Channel/ Gjyqi për eliminimin e 15-vjeçarit në Korçë, dosja e të miturit në gjykatë
19/03 19:57
Top Channel/ Vetëdorëzohet në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa mohon akuzat
19/03 19:52
Top Channel/ Drejtori i burgut me shtëpi bari në Peqin! Kishte mbjellë 4 mijë rrënjë kanabis
19/03 19:49
Top News – Mbledhja e radhës e Qeverisë. Nga paketa e maleve, çmimi i naftës te kërcënimi serb
19/03 19:45
Top Channel/ Trump: Nuk çojmë ushtarë në Iran! Netanyahu të mos godasë rafineritë e naftës
19/03 19:42
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top Channel/ Nafta 214 lekë, në tre javë luftë u rrit me 40 lekë për litër. Nis lufta politike
19/03 19:37
Top News – Krifca në SPAK për IPARD-in. Ish ministrja merret në pyetje për disa orë nga Braho
19/03 19:16
Top News- Drejtor burgu por dhe kultivues droge/ 4000 bimë kanabisi në banesën e zyrtarit të lartë
19/03 19:13
Top News- Vrau bashkëmoshatarin në Korçë/ Dërgohet në gjyq autori i mitur, babai dhe xhaxhai i tij,
19/03 18:36
Top Channel/ Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet për viktima
19/03 17:58
Top Channel/ Mijëra rrënjë kanabisi në ndërtesën në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës
19/03 17:09
Top Channel/ Urimi për fitër Bajramin, kreu i KMSH Bujar Spahiu mesazh besimtarëve
19/03 15:32
Top Channel/ Pedagogët e Arteve në alarm për titujt, pedagogët paralajmërojnë bojkot
19/03 15:31
Top Channel/ Fermerët e Dimalit në protestë: Çmimi i trangullit nuk mbulon kostot
19/03 15:26
DIGITALB DIGITALB