Partia Demokratike ka premtuar që nëse fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet do të anulojë një sërë kontratash koncesionare PPP. Për ekspertin e ekonomisë Majlind Lazimi, skanimi i tyre duhet bërë mbi bazën e analizës kosto-përfitim, për të shmangur dëmin që mund të pësojë buxheti nëse çështjet arrijnë në arbitrazh. Ndërsa Roden Hoxha, shpjegon se zhbërja e këtyre kontratave është thuajse e pamundur për shkak të kompleksiteti të tyre.