A do të plasë lufta SHBA-Iran? Ja ku dhe si mund të godasë Republika Islamike
04/01/2020 15:20

A do të shpërthejë lufta mes SHBA-së dhe Irani pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani? Përshkallëzimi i situatës të bën të mendosh për një konflikt të mundshëm. E nëse një skenar i tillë do të ndodhte vërtet, ku do të godiste më së pari Irani? Një prej mundësive kryesore është që fushëbeteja e një përballjeje të madhe SHBA-Iran të jetë kryeqyteti i Irakut, Bagdadi. Liderët iranianë, sipas të përditshmes izraelite Haaretz, në këtë pikë, me gjasë do të heqin dorë nga kujdesi që kanë treguar deri tani. “ Për shkak të humbjeve që patën nga lufta me Irakun në kohën e Sadam Huseinit, krerët e regjimit të ajatollahëve e kanë shmangur përplasjen frontale me armiqtë, dhe kanë zhvilluar një mënyrë të sofistikuar të një arti asimetrik lufte”, shkruan gazeta, duke shtuar se kjo gjë mund të ndryshojë. Sipas Amos Harel, përgjigja e Iranit, ndaj vrasjes së njeriut të dytë më të fuqishëm në vend do të zgjasë e do të mbërrijë në disa fronte të ndryshme. Të tjerë analistë, duke u mbështetur në episode të së shkuarës, mendojnë se “ajatollahët janë të shokuar në këtë moment, dhe do të duhet kohë të mbledhin veten e të organizohen. Kështu kur u vra në 2008-tën në Damask, ai që ishte atëherë koka ushtarake e Hezbollahut, Imad Mugniyeh, organizata libaneze e mbështetur nga iranianët, akuzoi Izraelin dhe u betua për shpagim. Hakmarrja nuk erdhi shpejt, por plot katër vjet më vonë në formën e sulmit të 2012-tës ndaj një autobusi më turistë izraelitë në Bullgari. Ndërkohë në ngushticën e Hormuzit, ku Irani i ka goditur dhe në të kaluarën interesat amerikane, është një situatë alarmi. Në shënjestër mund të përfundojnë edhe diplomat e ushtarë amerikanë, teksa nuk përjashtohet mundësia që Irani të vërë në lëvizje dhe besnikët e tij në Liban ose të godasë në zonat pranë lartësive Golan, në të njëjtën mënyrë siç vepruan grupet rebele Huthi në Jemen.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54