Ky është Uçk-ja, pasardhësi i dy dëshmorëve të familjes Morina në Rixhevë të Klinës. Uçk-ja sot është shtatë vjeç dhe ka filluar të mësoj për kuptimin e emrit të tij. I ati tregon se vendosi ta pagëzoj me këtë emër të birin pasi në luftën e fundit në Kosovë, ai humbi dy vëllezërit në luftë me agresorin serb. Ndërsa e ëma thotë se ardhja e Uçk-së në jetë ishte bekim për ta.