29,600 të papunë më shumë/ Ekspertët presin që papunësia të shtohet deri në 100 mijë persona
14/12/2020 15:14

Pandemia Covid-19 ka goditur tregun e punës. Të dhënat e Instat-it tregojnë se në tremujorin e tretë rezultojnë mbi 29 600 persona më pak të punësuar se kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës. Nga të dhënat administrative, sektori bujqësor ka rezultuar më i prekur me mbi 17 mijë më pak të punësuar, ndjekur nga sektori privat me mbi 10 mijë dhe ai shtetërore që numëron rreth 1 600 persona që kanë humbur punën. Për ekspertët papunësia po kthehet në një problem afatgjatë dhe normalizimi i tregut të punës është ende larg. “Ky trend në përmirësim të lehtë le të themi ishte i pritshëm në kushtet kur ekonomia u hap pas 3-muajsh. Nga një goditje konjukturore është kthyer në një goditje strukturore e tregut të punës me papunësi afatmesme dhe afatgjatë”, shprehet Adrian Civici, ekspert për ekonominë. “Nuk kemi të bëjmë ende me një situatë të stabilizuar. Në gjykimin tim mund të kemi një shifër deri në 100 mijë të papunë nga pandemia duke marrë parasysh të gjithë treguesit. Ne në një kohë normale kishim mbi 100 mijë të tillë në fund të çdo viti, kur nuk ishte një situatë e tillë”, sqaron Erion Muça, ekspert për çështjet e punësimit. Teksa pandemia ka ndryshuar tregun e punës, ekspertët apelojnë për mbështetje ndaj bizneseve për t’u përshtatur me trendin e ri dhe për të ruajtur vendet e punës. “Edhe Shqipëria duhet të përshtatet me trendin e ri. Nevojitet padyshim mbështetje buxhetore dhe kualifikime të nevojshme për adaptimin me mënyrën e re. Nevojitet mbështetje për të nxitur konsumin, për të ulur papunësinë dhe mbajtur ekonominë në ekuilibra”, Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

Top News- ‘Porti i Durrësit, akt antikombëtar’/ Berisha akuza Ramës: Po largon vendin nga BE
10/04 12:48
Top News – Shqipëria tërheq investitorët e huaj. Largohen nga Dubai, blejnë prona në Sarandë e Vlorë
10/04 12:47
Top Channel/ ‘Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë’ banderola në Tirane e Himarë: Beleri i akuzuar
10/04 12:47
Top Channel/ Fundjava me diell, 26 gradë, por shiu rifillon të martën në gjithë vendin
10/04 12:37
Top Channel/ Drino mbulohet nga mbetjet! Ndotje alarmante në Gjirokastër, rrezikohet edhe lumi Vjosa
10/04 12:29
Top Channel/ Nafta rrit kostot, transporti paralajmëron rritje çmimesh dhe faliment
10/04 12:28
Top News- Veliaj ankimim në Kushtetuese kundër GJKKO: Procesi në shkelje të rëndë
10/04 12:10
Top Channel/ ‘Nuk flas për ministrat e tjerë’, Hoxha për Integrimin: S’ka mungesë trasparence por…
10/04 12:09
Top News – Përplasjet Kosovë-Serbi në OKB/ SHBA- Trump pret zotim për dialog, e vetmja zgjidhje
10/04 12:09
Top News-Monitorim tregut të fruta-perimeve. Ibrahimaj: Ndërhyrje nëse do të vijojë rritja e çmimeve
10/04 12:08
Top Channel/ Veliaj ankohet në Kushtetuese, kërkon edhe shfuqizimin e disa neneve të ligjit të SPAK
10/04 12:06
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë,mbi 10 mijë persona në 24 orë
10/04 12:02
Top News – Kuçova sulmon Iranin? SHBA e përdor bazën vetëm me leje të NATO-s
10/04 11:57
Top News-Nis zbatimi i sistemit EES në Shengen/ Jo më vulosje pasaportash, kontrollet elektronikisht
10/04 11:51
Top News- INTERPOL arreston shqiptarin në Kolumbi, kush është Florindi, terrorizoi “Marbellan”!
10/04 11:45
Top News- Festivali ‘Roma Romale’ në Roskovec, aktiviteti i komunitetit rom që po kthehet në traditë
10/04 11:36
“Fiori, t’i them nja dy gjëra unë, apo…”/ Dash Shehi pasi ‘u ngacmua’ live: As e mbaj mend fare…
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top News – ‘Më e keqja po vjen për Ukrainën’ / Armëpushim për Pashkë por lufta ndizet në vijim
10/04 11:19
Top News- Dako rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton ditët që u rikthye në qeli nga GJKKO
10/04 11:11