Temperaturat e larta por dhe virozat që qarkullojnë në stinën e nxehtë kanë bërë që në urgjencën e pediatrisë të paraqiten mesatarisht 250 fëmijë të vegjël të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Këtë të dielë vetëm në orët e para të mëngjesit ishin paraqitur 40 fëmijë me simptoma të ndryshme kryesisht viroza të stinës .