Njeriu i cili u bë shkak për ngritjen e barrikadave në veri, ish -zyrtari policor serb Dejan Pantic, i është zëvendësuar masa e sigurisë, nga ajo e paraburgimit në arrest shtëpiak. Avokati i tij, Nebojsha Vllaic, tha se “Policia [e Kosovës] është e detyruar tani që të transferojë Pantiç në adresën ku ai jeton”.