Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi mobilizimin e FSK-së dhe rritjen në maksimum të nivelit të gatishmërisë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. FSK-ja duhet të ndihmojë në parandalimin, përballjen dhe kapërcimin e situatës, ka deklaruar Thaci. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama siguroi se ajo e ka kapacitetet të përballet me çdo nevoje. Numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka mbërritur në 16, ndërsa qeveria nuk priti më gjatë për të shpallur gjendjen e emergjencës për shëndetin publik.