Bagëti e Bujqësi. Rudina Muça do të udhëtoj në Roskovec të Fierit për të treguar historinë e dy vëllezërve shembulli i të cilëve na tregon se falë punës dhe durimit arrin të bëhesh një njëri i suksesshëm. Kjo është historia e Mikeli dhe Danjelit, të cilët toka i thërriti edhe atëherë kur ata kërkuan të largoheshin nga Shqipëria. Mikel Hoxha, në moshën 14 vjeçare pasi përfundoi klasën e tetë vendosi të emigronte drejt Greqisë, pasi eci dy ditë në këmbë ai u vendos në një pronvincë të këtij shteti për të punuar si fillim si bari. Për 7 vite Mikeli bëri punë të ndryshme pasi mblodhi disa para u kthey në Roskovec ku ngriti 2 dynym me sera, fidanet e të cilave i prodhoi vetë. Por shumë shpjet kjo zotësi e Mikelit dhe Danjelit do të mësohej edhe nga fermerët e zonës e kështu 9 vite më parë lindi kompania Agro K&D, ku vetëm në një sezon bujqësorë në këtë fidanishtë sot prodhohen 3 milion fidanë. Duke parë fitimet e mëdha ekonomike që vinin nga kjo punë Mikeli si një vëlla i madh e detyroi Danjelin të vazhdonte studimet e larta për inxhinieri agrare, e falë gjithë këtij investimi fidanet e Agro K&D sot shiten edhe jashtë kufirit, ku me këto fidane të fruta dhe perimeve mbillen serat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dy vëllezërit 33 dhe 27 vjeç kanë tjetër qellim për të ardhme e kësaj kompania që ajo jo vetëm të prodhojë fidane cilësor për fermerët shqiptarë të rajonit, por edhe pë rata europian, pasi prodhimi i fidanit këtu në Roskovec bëhet me të njëjtin standard si në një fidanishte në vendet e BE. #bagëtiebujqësi #topchannel #fermer #roskovec #fier #fidanishte #bari #emigrant #greqi #pune #bujqësi #kosovë #maqedonieveriut