‘12 miljet në detin Jon’/ Projektligji i parë që miratohet në parlamentin e Greqisë për këtë vit
04/01/2021 15:43

GREQI- Projektligji i parë në parlament për 2021 ai i 12 miljeve. Me një lëvizje simbolike më shumë kuptime kërkon të fillojë vitin 2021 Athina zyrtare duke sjellë në parlament për të diskutuar dhe miratuar si projektligj të parë për këtë vit, atë të zgjerimit nga 6 deri në 12 milje të ujërave detare në detin Jon. Lajmin e publikon gazeta “To Vima” e cila duke ju referuar burimeve qeveritare thekson se projektligji në fjalë është një mesazh i qartë dhe i fuqishëm ndaj Ankarasë. Ajo që ende nuk është sqaruar është nëse me fillimin e punimeve të parlamentit në 11 janar, ky projektligj do të ratifikohet me procedurën urgjente. Hapi i parë për zgjerimin e ujërave detare në këtë zonë është bërë një javë më parë kur është publikuar në fletoren zyrtare të qeverise hyrja në fuqi e dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe zbatimin e parimit të vijës së drejtë në këto gjire në rajonin e Detit Jon, të ishujve veriore të tij e deri në Kepin Tainaro në Peloponez. Në këtë dekret bëhen të qarta koordinatat gjeografike për mbylljen e 39 gjireve dhe limaneve të vogla në Greqinë Perëndimore dhe në shtatë ishujt e mëdhenj të Jonit , në përputhje me nenin 10 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (UNCLOS), dmth gjiret e hapura deri në 24 milje detare. Siç thekson gazeta tjetër “Ta Nea”, këto janë të ashtuquajturat “gjire juridike”, me shembuj tipikë Gjirin e Korfuzit, Gjiri Amvrakikos dhe Gjiri Mesiniakos. Për më tepër, është zbatuar parimi i vijës së drejtë edhe tek 10 pika në përputhje me nenin 7 të UNCLOS që sqaron se ky parim mund të zbatohet edhe në ato zona ku vija bregdetare është e paqëndrueshme me thyerje të relievit të saj apo ka ishuj pranë saj. Zgjerimi i zonës bregdetare në Detin Jon cilësohet si një hap i rëndësishëm për përcaktimin e kufijve detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, vetëm disa muaj pasi Athina ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse me Romën dhe Kajron. Gjithashtu ky zhvillim i hap rrugën dy vendeve të procedojnë siç kanë rënë dakord me apelim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, hap që pritet të ndodhë pas zgjedhjeve në Shqipëri, me fillimin e konsultimeve për hartimin e marrëveshjes kornizë që do i paraqitet kësaj gjykate. Nga ana tjetër diplomacia greke kërkon ta përdorë apelimin bashkë me Shqipërinë në Hagë, si një një model për zgjidhje të mosmarrëveshjeve Greko-Turke, larg tensioneve dhe kërcënimeve.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15