E enjte, 07 Maj 2020
20:05
Izolimi i Bashkim Shehut: Nuk besoj se do të shkruhen romane të mirë për pandeminë

Bashkim Shehu po e kalon karantinën (një gjendje të cilën nuk e kishte menduar se do ta kalonte ndonjëherë në jetë) në një ndër zonat më të prekura nga coronavirusi, në Spanjë.

19:57
Turizëm mes inertesh/ Durrës, atje ku po shkatërrohen godinat e dëmtuara nga tërmeti

Miliona ton inerte do të prodhohen nga shembja e 1050 ndërtesave në Bashkinë e Durrësit.

19:54
Burri që raportoi zhdukjen e së shoqes akuzohet për vrasjen e saj

Një bashkëshort që pretendonte se i ishte zhdukur gruaja, është akuzuar së fundmi për vrasjen e saj pasi trupi i të ndjerës është gjetur i varrosur nën dyshemenë e shtëpisë së tij.

19:53
Luiza Gega: Nuk patëm probleme/ Kampionia shqiptare: Ishim 6 sportistë, asnjë shenjë viroze

Në këtë botëror, Shqipëria u përfaqësua me 6 sportist ku ndryshe nga sa thonë mediat italiane për sportistët e tyre, nuk kanë patur asnjë shenjë viroze.

19:48
Rregullat e reja për dentistët/ Si do të nisë puna nga data 11 maj në klinika

Gjatë kësaj periudhe karantine padyshim ka pasur persona te cilët kanë ndjerë mungesën e dentistëve qe do nisin detyrën e tyre ne datën 11 maj, por sigurisht me rregulla te reja, rregulla për te cilat do te na flasë stomatologia Denisa Kola.

19:35
Befason Getinjo: Laj enët në shtëpi, nuk kam nevojë për grua

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Getinjo. Ai rrëfeu se si po e kalon këtë periudhë vetëizolimi në shtëpi. Në mes të projekteve të reja për të ardhmen, reperi ka gjetur kohë të ndihmojë mamanë në punët e shtëpisë. Madje siç e thotë dhe me humor: “Shpesh i them femrave që s’kam nevojë për grua sepse kam jetuar vetëm dhe punët i bëj vetë”, u shpreh Getinjo.

19:33
“Lehtësimi me 6 hapa strikte”/ Drejtoresha e re e OBSH-së për Shqipërinë: 3 skenarë për pandeminë

Bettina Menne është emëruar si drejtoreshë e re për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Tiranë.

19:30
I fiksuar pas bixhozit/Grabiste kazinotë, dënohet shqiptari. Ja shuma që kishte marrë

Një shqiptar me varësi ndaj bixhozit në tre raste u përfshi në grabitjen e kazinove duke vjedhur 11,500 stërlina.

19:23
Rrjedhje masive gazi, 13 viktima dhe 800 të shtruar në spital. Njerzit të shtrirë rrugëve pa ndjenja

800 vetë përfunduan në spital në Indi e 13 humbën jetën nga një rrjedhja masive gazi në një impiant kimik në jug të vendit. Ngjarja ndodhi në Andhra Pradesh, në kohën kur shumë njerëz ishin në gjumë.

19:21
Ambasadori i SHBA: Rusia të heqë dorë nga keqinterpretimi i historisë të Luftës së Dytë Botërore!

Përfaqësuesi i SHBA pranë OSBE-së në Vjenë i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga keqinterpretimet e historisë që lidhen me Luftën e Dytë Botërore dhe tha se historia duhet regjistruar dhe kujtuar në tërësinë e saj.

19:10
Ia dolën? Franca përgatitet për dalje nga izolimi

Franca është e gatshme të fillojë me lehtësimin e masave që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, tha kryeministri i vendit.

19:07
Newcastle ka gati 80 milionë euro për yllin e Serisë A

Newcastle është gati të kthehet mes klubeve më të mirë të Premier League sapo të kalojë në duart e Yasir Al-Rumayyan.

19:04
Shqiptari tregon historinë e pazakontë me Papën: Pa flamurin Shqiptar dhe më tha faleminderit

Amarildo Rodi, prej vitesh jeton në Romë të Italisë dhe punon në një fondacion, që i qëndron pranë të sëmurëve. Para disa muajsh ai takoi Papa Françeksun dhe i dhuroi një pikturë të Kishës së Laçit. Përjetimin e tij në këtë takim, vendosi ta ndajë me shikuesit e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel.

19:01
​Trump dhe Putin diskutojnë për pandeminë COVID-19

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka biseduar sot me homologun e tij rus Vladimir Putin në lidhje me pandeminë koronavirus, kontrollin e armatimit dhe çështje të tjera, njofton Shtëpia e Bardhë.

18:59
Labinot Tahiri tregon shumën që Sinan Hoxha ka dhënë për bamirësi në fondacionin e tij

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar këngëtari i njohur Labinot Tahiri. Këngëtari zbuloi se këtë kohë pandemie, ka dhuruar qindra ndihma, me anë të fondacionit të tij “Labinot Tahiri”. Gjithashtu ai falenderoi dhe dy kolegët e tij këngëtarët, Sinan Hoxhën dhe Loreta Kaçka, të cilët kanë kontribuar në këtë kauz duke dhuruar 1 mijë euro.

18:54
Qeveria finlandeze punon nga shtëpia, pas kontaktit të dy ministreve me një të infektuar

Anëtarët e qeverisë finlandeze do të punojnë nga shtëpia, pasi dy anëtarë të kabinetit kishin qenë në kontakt me një person të dyshuar si të infektuar, njoftoi sot qeveria finlandeze.

18:53
Fillimi i kampionatit/ Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje Shulkut: Komiteti ka hartuar strategjinë…

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje sekretarit të përgjithshëm të federatës Shqiptare të futbollit, zotit Ilir Shulku në lidhje me kërkesën e tij për të filluar aktivitetin sportiv.

18:50
FOTO/ Kaq e pat virusi, të rinjtë festojnë të zhveshur në jahtin e orgjive

Miami vijon të jetë një ndër vendet e prekur në masë nga Covid-19. Por kjo nuk i ka ndaluar disa të rinj të festojnë e të shijojnë diellin dhe detin.

18:44
Itali/ Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit, rreth 3000 të shëruar

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 29958, që do të thotë janë 274 viktima në 24 orët e fundit.

18:41
Aksident tek “Xhamlliku”/ Makina përplas çiftin me motor, 53-vjeçarja dërgohet në spital

Një aksident është shënuar ditën e sotme në vendin e quajtur “Xhamllik”, ku si pasojë e përplasjes së një motori me një automjet ka mbetur e lënduar një 53-vjeçare.

18:37
Ndarja nga jeta e Maks Velos, Meta: Ikja e tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm

Pas lajmit të hidhur, për ndarjen nga jeta të piktorit, Maks Velo, një mesazh ngushëllues vjen nga ana e Presidentit, Ilir Meta.

18:36
Veliaj për Maks Velon: Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj vlerëson figurën e arkitektit të njohur, ndërsa thekson se Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet.

18:35
Gëlltiti 30 magnete/ Vogëlushja 18 muajshe shpëton mrekullisht

Një vogëlushe australiane ka shpëtuar me fat pasi gëlltiti 32 zara magnetë nga brendësia e një lodre, gjatë izolimit të koronavirusit.

18:34
“Do sfidoj legjislacionin, dua të martohem”/ Dëshira e madhe e Xheni Karaj dhe partneres Livia

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte aktivistja e Komunitetit LGBT Xheni Karaj.  Xheni prej katër vitesh është në një lidhje me Livian dhe ka një dëshirë të madhe, të martohet me të. Por martesa mes personave me seks të njëjtë, ende nuk është e miratuar me ligj në Shqipëri dhe kjo është pengesa e tyre me e madhe.

18:28
Thuajse indentike/ Njihuni me 25 vjeçaren e “dashuruar” pas look-ut të Marilyn Monroe

E dashuruar pas look-ut të yllit Marilyn Monroe, blogerja 25-vjeçare Jasmine Chisëell, rrëfen se për disa kohë ka jetuar  në rezidencën e ish-yllit të kinemasë në Hollywood Hills.

18:24
Video e pazakontë/ “Tornado shkurresh” në rrugët e Uashingtonit

Një tornado e pazakontë u raportua në afërsi të Hanfordit, Uashington dhe një video dramatike në Twitter është postuar nga Matt McKnight, i cili ishte duke udhëtuar me makinë derisa ndodhej në detyrë.

18:16
A ishte izolimi humbje kohe? Shkencëtarët: Nuk rezulton të ketë pasur shumë efekt në …

Masat drakoniane për të qëndruar në shtëpi dhe për të mbyllur të gjitha bizneset jo thelbësore kanë pasur pak efekt në luftën kundër koronavirusit në Europë, sipas një studimi të Universitetit të Anglisë Lindore.

18:08
Karantina bashkon Britney Spears me…

Si rrallëherë këngëtarja e famshme Britney Spears ka vendosur të qëndrojë pranë familjes së saj në këtë kohë karantine.

18:03
“Kafe me kartë krediti”, del protokolli i sigurisë/ Ja si do veprohet në bare dhe restorante

Kafe me kartë krediti nëse është mundësia që të shmangen paratë cash në dorë, personeli me klientin duhet të rrijë 1.5 metër larg si dhe dezinfektues duarsh në hyrje të çdo lokali për klientët. Këto janë disa nga masat higjieno-sanitare që baret dhe restorantet duhet të respektojnë me hapjen e tyre.

18:01
Trump bën sërish testin e koronavirusit: U rrezikua nga një ushtarak në Shtëpinë e Bardhë!

Presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence testuan negativisht për koronavirusin pasi u bë e ditur se një ushtarak amerikan që punonte në Shtëpinë e Bardhë rezultoi i infektuar me COVID-19.

17:59
Italia jep 600,000 leje qëndrimi për emigrantët ilegalë

Italia ka njoftuar dhenien e të drejtës së qëndrimit për rreth 600,000 emigrantë ilegalë pasi qeveria tha se kanë rezultuar thelbësorë në kujdesin për të moshuarit dhe mbledhjen e prodhimit në fusha.

17:54
(Foto) Si mendon se ke pozuar dhe si dukesh në realitet!

Celeste Barber, një aktore australiane, komediane dhe shkrimtare është mjaft e famshme në rrjete sociale. Do thoni ju pse?

17:46
Vdekja e Maks Velos/ Rama: Çfarë trishtimi

Ditën e sotme bëhet me dije se ka ndërruar jetë arkitekti, piktori, Maks Velo në moshën 84 vjeçare.

17:41
Ndërron jetë Maks Velo

Ditën e sotme bëhet me dije se ka ndërruar jetë arkitekti, piktori Maks Velo në moshën 84 vjeçare.

17:33
Top Talk: PD paralajmëron ata që cilëson si oligarkë. Ja çfarë ju pret kur të vijmë në pushtet

Ditën e sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja në Top Channel ka qenë e ftuar ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

17:32
Adoleshentja me kostumin nga filmi “Lufta e Yjeve” kërcënohet me armë nga policia

Një adoleshente kanadeze është ndaluar nga policia e armatosur pasi kishte dalë në një restorant e veshur me një kostum të luftëtarëve tradicionalë të serialit klasik “Lufta e Yjeve”.

17:28
Bukuritë e jetës së egër/ 20 foto unike që kapën çastin perfekt

Fotografët e jetës së egër përjetojnë momente aq sa të bukura edhe të vështira gjatë punës së tyre.

17:12
Pasojat e Covid-19/ Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në sistemin meteorologjik në botë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot shprehu shqetësim për ndikimin e pandemisë së koronavirusit në sistemet e vëzhgimit meteorologjik pasi trafiku ajror dhe mbledhja e të dhënave shënuan rënie.

17:11
Ledri Vula me klip të ri?!

Reperi shumë i dashur i publikut Ledri Vula po korr shumë sukses me albumin e tij muzikor 10/10 disa projekte të së cilit menjëherë janë bërë pjesë e listës së “Top Awards”.

17:06
Plazh në kohë pandemie? Studimi: Nuk ka rrezik infektimi në ujin e kripur dhe …

Një raport i Këshillit të Lartë për Kërkimet Shkencore nuk shikon rrezik të përcjelljes së Covid 19 në ujë të kripur apo pishina, thonë mediat spanjolle.

16:57
10 mite të gabuara për korsitë e biçikletave, e vërteta sipas “The Guardian”: “Rrisin xhiron e bizneseve”

Sfida për uljen e numrit të automjeteve dhe për të rritur përdorimin e biçikletave nuk është vetëm në Tiranë, por edhe në Londër e në mjaft kryeqendra të tjera evropiane, ku gjithnjë e më shumë po fitojnë dyrrotakët. Gjiganti mediatik “The Guardian”, ka kryer një studim për t’i dhënë shpjegim 10 miteve të gabuara për korsitë e biçikletave.

16:56
Refuzuan izolimin! Suedia dhe koronavirusi, mbi 3.000 viktima dhe 24 mijë të infektuar

Epidemiologët në Suedi thonë se qasja e tyre ndaj virusit pandemik koronar pa kufizime është e suksesshme.

16:54
Miliarderi rus gjendet i vrarë në shtëpi

Një miliarder rus, zotërues i një korporate botërore të qymyrit, është gjetur i vrarë me armë në shtëpinë e tij, me një pistoletë pranë trupit.

16:47
Zyrtare/ Klose ndihmës i trajnerit Flick, nis punë më 1 korrik

Miroslav Klose rikthehet të Bayerni i Mynihut, ku luajti për katër sezone në periudhën 2007-2011.

16:44
Foto/ I peshon mjekra 40 kilogramë, 34-vjeçari vuan nga tumori i rrallë

Një burrë në Indonezi, i cili vuan nga dhimbje të vazhdueshme, për shkak të një tumori të rrallë, shpreson t’i nënshtrohet një operacioni që mund t’i ndryshojë jetën.

16:41
Fier/ Trafikues kokaine, arrestohet 30-vjeçari i dehur në timon

Policia e Fierit ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e një shtetasi, i cili është kapur në flagrancë me kokainë në automjet të cilin e drejtonte në gjendje të dehur.

16:35
Suksesi i Turqisë në luftën kundër COVID-19 në shifra

Avantazhet e mundësuara nga masat e Turqisë të ndëmarra në kohë kundër pandemisë së koronavirusit (COVID-19), reflektuan në shifrat.

16:27
Kina prezanton “lidhjen franceze” të laboratorit të saj famëkeq në Vuhan

Kina tha sot se bio-laboratori i saj në Vuhan, tashmë në qendër të kritikave për origjinën e pandemisë së koronavirusit, është një operacion franko-kinez me staf të trajnuar në Francë, ndërsa u shpreh e hapur për një hetim të mundshëm të OBSH për origjinën e Covid-19.

16:26
“Shau babanë”/ Halla e autorit të plagosjes në Maliq rrëfen të gjithë ngjarjen

Disa ditë më parë një sherr masiv tronditi fshatin Rembec të Bashkisë Maliq (Korçë).

16:23
Pamjet brenda hotelit gjerman, ku po qëndron Mbreti “Rama X” me 20 femrat e haremit

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur si Rama X po kalon periudhën e karantinës në një hotel luksoz në Gjermani, pikërisht Grand Hotel Sonnenbichl.

16:23
Beyonce nis testet e Covid-19 për njerëzit me ngjyrë

Këngëtarja e famshme Beyonce po bën pjesën e saj në luftën kundër Covid-19.

16:17
“Mashtrim, më shumë se një pandemi e vërtetë”/ Sazan Guri: Vendi ynë me diell, s’ka arsye të qëndrojë në izolim

Rreth 200 aktivistë të shoqërisë civile, kanë bërë një protestë sot në sheshin “Skëndërbej” në kryeqytet.

16:14
FOTO/ Publikohen për herë të parë fotot e Kim Jong-un sëbashku me sozinë e tij. Dyshohet se ka disa…

Kim Jong-Un është i parashikueshëm, aq sa ka bërë lëmsh të gjithë botën. Së fundmi, mediat e huaja kanë publikuar pamje, ku ai shfaqet bashkë me sozinë e tij.

16:14
Beteja me Covid-19/ OBSH-ja bën thirrje: Zbutja e masave është e rrezikshme, duhet të …

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se në Evropë janë regjistruar 45% e rasteve dhe 60% e viktimave nga COVID 19.

16:10
Prapaskenat e konsensusit të ri/ Letërkëmbimet nën “lupën” e ndërkombëtarëve për Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore

Të martën, Reforma Zgjedhore mori një kthesë të papritur, kur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e vlerësoi të panevojshme mbledhjen e Këshillit Politik për sa kohë socialistët kishin mbi tavolinë 5 propozimet e opozitës për kodin e ri elektoral.

16:06
Kriza ekonomike/ Banka e Anglisë parashikon rënien më të madhe që nga viti 1706

Banka e Anglisë mbajti sot të pandryshuar normën e interesit referencë në 0,1 për qind.

16:04
Pandemia globale! A do t’i shtrëngojmë sërish duart?

Në të gjithë botën, njerëzit po stërmundohen të hedhin pas krahëve mijëra vite bashkëjetesë bio-sociale dhe të evitojnë prekjen e njëri tjetrit. Shtrëngimi i duarve mund të jetë një nga zakonet më të vështira për tu hequr në botën e pas pandemisë, por ka edhe alternativa.

16:01
Përplasje për zgjedhjet në UT/ Ministria hesht për shkarkimin e komisionarëve nga rektori Koni

Duket sikur ka nisur një luftë e re në Universitetin e Tiranës, veç asaj me pandeminë. Pavarësisht situatës ku në auditore nuk ka studentë, zgjedhjet kanë nisur.

16:00
Rritet numri me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 33 persona të infektuar me koronavirus nga 332 testet e realizuara, që paraqet shifrën më të lartë që nga 25 prilli kur kishte 41 raste.

15:58
Nga ambulancat në spitalin Infektiv, tek kontrollet e policisë në rrugë/ Kështu u duk Tirana sot

TIRANË- Teksa numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 842, lehtësimi i masave ka shtuar gjallërinë në rrugët e qyteteve.

15:46
Erë dhe dallgë të forta, por çiftet e reja shijojnë diellin në plazhin e Golemit (fotot)

Dita e sotme dhe pse me diell, është karakterizuar nga era e fortë gjë e cila ka bërë që në bregdetin e Durrësit të këtë dallgë të mëdha.

15:46
Përplasje mes klubeve! Debat në Angli për rifillimin e kampionatit

Në Premier League po punohet për rifillimin e kampionatit muajin e ardhshëm, por në ditët e fundit mes klubeve ka pasur përplasje të forta.

15:43
Botërori i MotoGP/ Propozohet fillimi në Spanjë

Botërori i MotoGP po bëhet gati për të ngritur siparin e tij për vitin 2020.

15:37
“Të punojmë deri në mesnatë”/ Bizneset në shëtitoren e Vlorës kërkojnë zgjatjen e fashës së orarit

Të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë shëtitores bregdetare në vlorë kërkojnë rishikimin e fashave orare.

15:32
Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Mbi 900 punonjës kërkojnë pagën e luftës dhe rrogat e 2 viteve që s’i kanë marrë

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit protestuan të enjten në qendër të qytetit për pagën e luftës, të cilën nuk e kanë përfituar.

15:29
Fotot/ Si asnjëherë më parë, në Nartë shihet shpendi i rrallë për vendin tonë

Në lagunën e Nartës studiuesit kanë hasur si asnjë herë më parë grupe shtegtare të çafkës së purpurt (Ardea purpurea).

15:23
Protesta e punëtorëve fasonë/ Në Krujë dhe Fushë-Krujë nuk përfituan nga paga e luftës

Punëtorët e disa fasonerive që operojnë në Krujë dhe Fushë-Krujë, te enjten vendosën të protestonin përpara ambjenteve të tyre të punës.

15:21
Pompeo këmbëngul për më shumë informacion mbi origjinën e Covid-19

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ata kinezë po vazhdojnë polemikat mbi origjinën e koronavirusit dhe masat kundër përhapjes së tij.

15:17
Të sëmurë në Lojërat në Wuhan/ 10 mijë atletë nga bota në tetor, 5 nga Shqipëria- Dëshmia e italianëve

Të konceptuara që në 1995-ën dhe të organizuara çdo katër vite, për Lojërat Botërore Ushtarake rrallë flitet në media, përfshirë ato sportive.

15:01
Gjykata e Lartë nis shqyrtimin e stokut prej 35 mijë dosje

Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, Mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

14:57
Covid-19! Sa vdekje u shënuan 24 orët e fundit në Spanjë?

Shumica e rajoneve të Spanjës kanë shprehur gatishmërinë për lehtësimin e masave të bllokimit të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) pasi Spanja raportoi 213 vdekje të tjera dhe 754 raste të reja me COVID-19 të enjten.

14:53
Braçe publikon çmimet e ‘kripura’ të perimeve e zarzavateve: Kjo është grabitje e dyfishtë

Tregtarët vendas po rrisin me çmime të kripura për  perimet e zarvatet, duke abuzuar katërfish me çmimet. Rritja e çmimeve vihet re në Tiranë,  aty ku është edhe fuqia më e madhe blerëse.

14:52
Video/ Rama publikon pamjet nga kantieri i aeroportit të Kukësit, jep dhe një lajm për …

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga kantieri i Aeroportit të Kukësit, ku po punohet për ndërtimin e tij.

14:47
COVID-19/ Kreu i transportit interurban paralajmëron rritje të çmimit të shërbimit

Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar kryetari i Transportit Kombëtar Interurban Kujtim Mema.

14:37
Varhelyi: Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosovës i duhet domosdoshmërisht një qeveri stabile dhe e fuqishme.

14:28
Ishte live në Facebook, 21-vjeçari vritet nga policia në SHBA (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një i ri është qëlluar për vdekje nga policia pas një ndjekje të gjatë. Ai të gjithë këtë ngjarje ka qenë duke e transmetuar live në Facebook.

14:24
Veliaj: Bllok model në Kodër-Kamëz; do rehabilitojmë 100 lagje të Tiranës

Pas rindërtimit të kopshtit dhe shkollës “Isa Boletini”, komuniteti i Kodër-Kamzës do të ketë shumë shpejt edhe një bllok banimi të transformuar.

14:19
FOTO/ Një korsi e re biçikletash në Tiranë, Veliaj: Hej pedalues! Edhe 1 te Parku Olimpik

Një korsi e re biçikletash është shtuar në rrugën pranë Parkut Olimpik të Tiranës.

14:15
10 gjërat që tregojnë se meshkujt nuk ju duan

A keni hasur ndonjëherë në meshkuj me modele shumë të çuditshme sjelljeje?

14:10
Thaçi: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka rikonfirmuar se Kosova është për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy shteteve.

14:07
Fotot/ Momente të botës së egër që tregojnë sa dashuri ekziston brenda tyre

Fotografët e jetës së egër mund të jetë një nga punët më të lezetshme në botë, por edhe një nga më të vështirat.

13:53
Turizmi në pandemi! Në Sarandë bëhen gati për sezon

Bizneset e turizmit në Sarandë janë duke kërkuar zbutjen e masave të distancimit social për Sarandën si dhe mbështetje më të madhe për bizneset e turizmit, përfshi taksat vendore, vizitat e parqeve dhe muzeve falas.

13:52
Bie nga lartësia e pallatit që po ndërtohet, humb jetën punëtori në Tiranë

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një punëtor ndërtimi ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

13:51
Manastirliu: Dita e nëntë pa humbje jete, vijojmë me fazat e ri-hapjes, duke rritur kapacitetet për testimet

“Strategjia e ekspertëve funksionoi dhe këtë e tregojnë rezultatet e deritanishme. Sistemi shëndetësor funksionoi në të gjitha hallkat e tij, nga shëndeti publik, në shërbimin e urgjencës dhe në të gjithë strukturat e shëndetësisë. Sot është dita e nëntë pa humbje jete dhe ky fakt na gëzon se për ne, çdo jetë e humbur është e dhimbshme”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë komunikimit online të takimit të thirrur nga Kryeministri Edi Rama me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

13:46
4 pyetje interesante që marrin përgjigje tani!

Vështirësia qëndron te thjeshtësia- ato çka në plan të parë duken pyetje aspak të ndërlikuara, kanë një përgjigje specifike, që do t’ju mundojë disi.

13:44
Basha: E ardhmja europiane e Shqipërisë varet nga zbatimi i 15 kushteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpërndau një postim të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor: sundim i ligjit, vlera demokratike, luftë kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.

13:37
Rusia rekord të infektuarish me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

RUSI- 11 231 persona janë infektuar me Covid-19 vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Rusi. Kështu fatkeqësisht Rusia ka shënuar një rekord ‘të zi’ për sa u përket numrit të infeksioneve nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë publik selia e përgjigjeve të Covid-19 në Rusi.

13:23
Vdekja nga Covid-19/ Njerëzit me ngjyrë janë më të rrezikuar se pjesa tjetër

Anëtarët e pakicave etnike në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht burrat dhe gratë me ngjyrë, përballen me një rrezik më të lartë sa i takon vdekjes së shkaktuar nga Covid-19, nisur prej të dhënave nga Anglia dhe Uellsi, të lëshuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) të enjten.

13:09
Dy bënin roje, njëri mori lekët në sirtar/ Grabitet dyqani në Fier

Një dyqan lulesh është grabitur në qytetin e Fierit.

13:05
“Menduam se ishte një grip i keq”/ Madonna thotë se ka patur koronavirus në fund të turneut të saj botëror

Ylli i pop-it, Madonna deklaroi se ka patur koronavirus në fund të turneut të saj botëror “Madame X”, i cili u karakterizua nga disa anulime për shkak të një dëmtimi në gju të artistes.

13:02
Bie aksidentalisht nga pallati, humb jetën 47-vjeçari në Durrës

Durrës – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një person është rrëzuar nga kati i 7-të i një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

13:02
Kompensimi i ish-pronarëve/ Gjykata e Strasburgut jep vendimin, konfirmohet ligji i Qeverisë

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur të pranojë skemën e propozuar nga Qeveria shqiptare, me anë të të cilës do të kompensohen ish-pronarët në vendin tonë.

12:51
Fotot e viktimave/ Flet fqinji: Thirra disa herë ‘kape litarin Neim’, por ai ngriu…

Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentian Golashi humbën jetën tragjikisht ditën e sotme në pusin e shtëpisë.

12:48
Ligue 1, sezoni tjetër/ Blanc e propozon me 22 skuadra

Javën e kaluar u vendos mbyllja e parakohshme e sezonit 2019/2020 me Paris Saint Germain që mori titullin kampion të vendit i nënti në historinë e tij.

12:47
Operacioni “Combination”: Lëndë narkotike, lekë dhe dy të arrestuar

Policia ka zhvilluar operacionin “Combination”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

12:41
Juventus-Lyon/ Media franceze: Ndeshja luhet në 8 gusht

Sfida e kthimit e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Lyonit do të zhvillohet në 8 gusht.

12:37
Selenica në pandemi/ Bashki e gjelbër, por pak dallime ka me jetën e mëparshme

Që prej së hënës edhe qyteti i Selenices është zonë e gjelbër, por ndryshimi nga ditët e tjera nuk vihet re.

12:32
I gjymtuar dhe pa punë/ Invalidi 44-vjeçar që kërkon kempin në Rrogozhinë

Agush Ballabani nga Rrogozhina, prej më shume se 20 vitesh jeton pa njërën këmbë.

12:23
Punonjësit e fasonerive në Krujë ngrihen në protestë: Nuk kemi marrë pagat e luftës…

Disa fasoneri në Krujë dhe Fushë -Krujë kanë nisur protesta jashtë ambienteve të tyre të punës, për shkak sepse nuk kanë përfituar nga paga e luftës.

12:16
Tragjedia në Berat, i afërmi i viktimave rrëfen si ndodhi ngjarja: Vëllai hyri në pus për të hequr shkallët por…

Tre shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e sotme në fshatin Dyshnik të Beratit , ku një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit.