Italia jep 600,000 leje qëndrimi për emigrantët ilegalë

07/05/2020 17:59

Italia ka njoftuar dhenien e të drejtës së qëndrimit për rreth 600,000 emigrantë ilegalë pasi qeveria tha se kanë rezultuar thelbësorë në kujdesin për të moshuarit dhe mbledhjen e prodhimit në fusha.

Emigrantët e parregjistruar kanë punuar në fushat e Italisë duke mbrojtur furnizimin ushqimor të vendit, edhe duke u rrezikuar të kapen nga policia.

Peppe Provenzano, ministri i qeverisë për jugun e vendit tha: “Ushqimi në tryezat tona vjen nga këto fusha. Tashmë duhet të japim këto të drejta për ata që kanë punuar atje”.

Lejet e qëndrimit nuk u japin emigrantëve të drejtën e votës, por do të jenë gjashtë-mujore dhe të rinovueshme. Ato u propozuan fillimisht nga ministrja e bujqësisë Teresa Bellanova.

Masa do të përfshihet në dekretin e përkohshëm emergjent të qeverisë dhe do të votohet në parlament pas 60 ditësh, thanë mediat.

Zonja Bellanova tha se detyrimi i emigrantëve për t’u fshehur mund të sillte shpërndarje të pakontrolluar të sëmundjeve, siç ishte evidentuar në një qytezë pranë Foggia, ku banonin rreth 3,000 punëtorë ilegalë fushe dhe nuk mbaheshn rregulla distanicmi, dezinfektues apo maska.

Papa Françesku duket se mbështeti masën dje kur dënoi “shfrytëzimin e ashpër” të punonjësve emigrantë të fermave në Itali. Ai tha: “Kjo krizë na dhëntë mundësinë të kujdesemi dhe për dinjitetin e personave që punojnë mes nesh.”

Masa do të legalizojë gjithashtu edhe 100,000 punonjës ilegalë që kanë punuar në kujdesin ndaj të moshuarve.

Shumë prej tyre humbën punën gjatë koronavirusit dhe lejet e reja do të jenë në varësi të punësimit.

Një sociolog vendas tha se nëse ata do të kishin leje do të ishte më e vështirë që mafia apo abuzuesit t’i shfrytëzojnë me rroga skllavërie në fusha.
Ish-ministri i brendshëm Matteo Salvini – tashmë në opozitë – tha se qeveria ishte më e zënë me të drejtat e emigrantëve sesa për italianët e papunë.

Ndërsa ministrja Bellanova kërcënoi dorëheqje nëse masa bllokohet.

FOTO GALERI
1/3
Papa Françesku duket se mbështeti masën dje kur dënoi “shfrytëzimin e ashpër” të punonjësve emigrantë të fermave në Itali.

Top Channel