Disa fasoneri në Krujë dhe Fushë -Krujë kanë nisur protesta jashtë ambienteve të tyre të punës, për shkak sepse nuk kanë përfituar nga paga e luftës.

Punonjëset thonë se gjatë periudhës mars-prill kanë punuar shumë pak ditë dhe rrogat e këtyre dy muajve nuk ju mjaftojnë për jetesën.

Top Channel mëson se fasoneria në fjalë më datë 23 mars i ka hequr të gjithë punëtorët nga puna për shkak të pandemisë, po kështu i ka hequr edhe nga figuracionet. Rikthimi i tyre është bërë më 4 prill në figuracione për t’i hequr sërish më 9 prill.

Ligji për pagën e luftës parashikon që të gjithë punonjësit që janë hequr nga puna përpara datës 10 e përfitojnë  pagën prej 40 mijë lekësh, por lista duhet të dorëzohet po në 10 prill.

Kjo kompani listën me 291 punëtorë e ka dorëzuar një javë me vonesë më 17 prill. Kështu vetëm 6 punonjës të kësaj fasoneria e kanë përfituar pagën e luftës.

Kujtojmë se Kruja është kthyer një nga vatrat më të nxehta në vendin tonë të përhapjes së Covid-19 dhe pikërisht fasoneritë ishin bizneset ku infektimi shpërtheu në masë.

 

Top Channel