“Shau babanë”/ Halla e autorit të plagosjes në Maliq rrëfen të gjithë ngjarjen

07/05/2020 16:26

Disa ditë më parë një sherr masiv tronditi fshatin Rembec të Bashkisë Maliq (Korçë).

Dy vëllezërit Julian dhe Sotiraq Tare, janë konfliktuar në qendër të fshatit, me Romario Arapi. Ky i fundit ka goditur me mjet prerës gërshërë Julian Taren, duke i shkaktuar plagë në trup.

Dritë mbi këtë ngjarje hodhi halla e Romarios, Mirela Shake. E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ajo u shpreh se ndryshe nga ç’është raportuar në media deri më tani, konflikti i të nipit me Julian Taren, ka degjeneruar në dhunë, për shkak të gjyshit të Romarios. Juliani, thotë Mirela, ka goditur babanë e saj dhe gjyshin e Romarios, si edhe ka tentuar për ta futur me forcë në bagazhin e makinës. Ndërkohë që i nipi, kur ka parë këtë skenë, ka reaguar dhe ka goditur me gërshërë Julianin.

Mirela thotë që familjet nuk kanë pasur konflikte të mëparshme, por Juliani nën efektin dhe të alkoolit, shpesh ofendonte babanë e saj me shprehjen: “jevgu i mut*t”.

“Në polici nuk na pranojnë sepse i përkasim komunitetit egjiptian”, shprehet Mirela. Ndërkaq, ajo thotë se do të kërkojë drejtësi dhe për këtë është e gatshme t’i drejtohet të gjitha instancave përkatëse.

“Vëllai im para një jave kishte lajmëruar kryeplakun. Më përpara nuk kemi pasur konflikte me Julian Tare, vëllai ka qenë në Greqi me të, kanë punuar, bashkë. Këto Juli i bëri nga alkooli. Ai gjen rrugës babanë 72- vjeçar dhe e shan, u goditën të dy dhe kaq qe meseleja. Del Romario dhe shikon gjyshin që ishte goditur në fytyrë. Në këtë moment Juli Tare, godet babanë tim dhe hap bagazhin për ta futur brenda. Është me pushkë ai dhe policia nuk i nxjerr këto gjëra. Ne jemi komunitet egjiptian dhe prandaj na paragjykojnë, kur kemi shkuar në polici, ata nuk na lejojnë sepse thonë jeni egjiptianë. Babai im është punëtor, nuk rri rrugëve, rri në shtëpi. Atë e goditi Juli në moshën 72 vjeç. Romario u konfliktua me Julin. Fëmija mbrojti gjyshin, ai është rënduar psikologjikisht kur pa të gjyshin duke u tërhequr zvarrë. Unë jam e shqetësuar. Të drejtën time do e kërkoj edhe në Tiranë. Ai kishte probleme dhe më përpara. Unë nuk e lë me kaq. Po të dënohet dhe Juli, që më goditi babain. Juli po bën xhiro në mes të fshatit. Juli nuk shpëton.  Bëj thirrje që Romario nuk i bëri gjë. Nga ekonomia jemi shumë dobët, mamaja i ka braktisur. Kush është Juli të godasë fshatarët e tjerë. Të drejtën e nipit tim do ta kërkoj deri në fund”, u shpreh Mirela.

Top Channel