Ditën e sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja në Top Channel ka qenë e ftuar ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Tabaku u shpreh se Partia Demokratike i ka sugjeruar qeverisë që të nxitet konsumi për të përballuar sa më mirë këtë situata nga ana ekonomike.

Denis Dyrnjaja: Ju keni ngritur dhe mbështetur në mënyrë të vazhdueshme idenë dhe propagandën tuaj politike anti PPP, do ti anuloji koncesionet nëse vini në pushtet vitin tjetër?

Tabaku: Kjo nuk është propagandë politike, kjo është diçka e bazuar mbi fakte

Dyrnjaja: Fjala propagandë nuk është e keqe, mos e merr në konotacion negativ.

Tabaku: E ka degraduar qeveria fjalën propagandë saqë na duket e keqe ashtu siç duket e keqe edhe fjala PPP.

Ne do të vijmë në pushtet vitin tjetër, nuk ka në qoftë se. Problemi është dhe çështja është për radhën  e punëve që do të kryejmë dhe me ligjin anti mafia që ne kemi propozuar këtu e dy vite të shkuara, unë e kuptoj që shumë persona i vuri në pozitë të vështirë çdo koncesion i hartuar në shkelje të ligjit do të hetohet deri në fund dhe do ti kthehen buxhetit të shtetit.

Denis Dyrnjaja: Unë dua të ju pyes në mënyrë direkte. Zamir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Agron Papuli, Vilma Nushi janë disa nga njerëzit të cilët konsiderohen oligarkë. Ju i konsideroni të tillë dhe nëse po, çfarë sjellje do të keni ju ndaj tyre?

Tabaku: Partia Demokratike ka hartuar një listë të cilën e ka bërë publike me të gjithë këto emra që ju përmendët dhe nuk kemi pasur asnjë kompleks për të përmendur asnjë prej tyre në momentin që është shkelur ligji. Nuk kemi pasur asnjë kompleks për të thënë që në momentin që është hartuar një konçesion dhe në momentin është bërë një ligj favorizues për një biznesmen dhe në momentin që i janë vjedhur buxhetit të shtetit kushdo qoftë ai nuk do të ketë kompromis.

Shpesh herë ndoshta shkakton debat të madh publik diskutimi i emrave, por ne dy vite të shkuara e kemi hequr këtë kompleks.

Denis Dyrnjaja: A keni flirtuar ju me këta njerëz si forcë politike, sepse këta nuk lindën gjatë partisë Socialiste në pushtet, këta kanë qenë pjesë e strukturës ekonomike dhe financiare të këtij shteti.

Tabaku: Asnjëherë partia demokratike nuk ka marrë vendime siç janë marrë sot dhe kanë degraduar buxhetin e shtetit. Asnjë herë PD nuk ka bërë këtë që po ndodh sot me buxhetin e shtetit.

 

Top Channel