Ligue 1, sezoni tjetër/ Blanc e propozon me 22 skuadra

07/05/2020 12:48

Javën e kaluar u vendos mbyllja e parakohshme e sezonit 2019/2020 me Paris Saint Germain që mori titullin kampion të vendit i nënti në historinë e tij.

Megjithatë disa klube të kampionatit francez kanë nisur lëvizjet e tyre që ky vendim i Ligës Profesioniste të Futbollit të kthehet mbrapsht dhe një prej tyre është Amiens që ka rënë në Ligue 2.

Kjo e fundit po kërkon çdo mënyrë për të bindur organizmin e lartë të futbollit francez për të ndryshuar mendje me klubin që ditën e mërkurë organizoi një lidhje direkte në Facebook me ish-trajnerin e përfaqësueses franceze Laurent Blanc, me këtë të fundit që propozoi se në sezonin e ardhshëm Ligue 1 të ketë 22 skuadra dhe se Amiens nuk duhet të zbresë nga kategoria me 4 pikë nga zona e shpëtimit kur kanë mbetur 10 javë nga fundi.

“Mund të ketë një lëvizje të skuadrave, futbollistëve dhe presidentëve që të kërkojnë një kompeticioni të ketë 22 skuadra, do të ishte dicka e mirë”, tha Blanc që  nënvizoi gjithashtu se mund të merreshin vendime të tjera, të ndryshme nga ato që mori në realitet Liga e Futbollit Profesionist në Francë. Ai shtoi se nuk kishte shumë solidaritet dhe se të gjithë tentuan të mbronin interesat e tyre.

 

Top Channel