Trump i shqetësuar për fundin e luftës? Reagon Presidenti amerikan: Unë kam gjithë kohën e botës, Irani jo, ora po ecën 23/04 21:58
Anëtarët e qeverisë finlandeze do të punojnë nga shtëpia, pasi dy anëtarë të kabinetit kishin qenë në kontakt me një person të dyshuar si të infektuar, njoftoi sot qeveria finlandeze.
Rezultatet e testimit për rastin e dyshuar janë ende në pritje.Në deklaratë thuhej se ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Aino-Kaisa Pekonen dhe ministrja e Punësimit ,Tuula Haatainen ndodhen në izolim.Mendohet se të dyja ministret u ekspozuan ndaj virusit të martën, raporton ATSH.
Të nesërmen ato morën pjesë në një takim me anëtarët e tjerë të qeverisë.
Top Channel