Durrës – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një person është rrëzuar nga kati i 7-të i një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

Viktimë  ka mbetur G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel