Foto/ I peshon mjekra 40 kilogramë, 34-vjeçari vuan nga tumori i rrallë

07/05/2020 16:44

Një burrë në Indonezi, i cili vuan nga dhimbje të vazhdueshme, për shkak të një tumori të rrallë, shpreson t’i nënshtrohet një operacioni që mund t’i ndryshojë jetën.

Andriadi Putra, 34 vjeç, ka probleme të konsumojë ushqimin dhe të flasë për shkak të tumorit të rrallë, që ka një peshë afro 40 kg. Një shtresë dhjamore i është zgjatur, nga pjesa e sipër e buzës e deri në gju. 34-vjeçari vuan nga Neurofibromatoza e rëndë, një çrregullim gjenetik ky që ndikon në rritjen dhe zhvillimin e indeve qelizore. Ai gjithashtu e ka të vështirë të ecë, për shkak të peshës së rëndë të tumorit.

“Shpesh rënkoj nga dhimbja, pesha më rëndon mbi supe. Është shumë e rëndë nëse përjetoj gulçim”, u shpreh Andriadi.

34-vjeçari ka lindur me këtë problem gjenetik dhe me kalimin e viteve, tumori vijonte të rritej. Prindërit e tij, Ismet dhe Eridah Triad, e kanë dërguar në të gjithë mjekët më të mirë të vendit, por ata i siguronin që nuk ka asgjë për të shqetësuar.

“Andriadi lindi me një të metë të vogël. E dërguam në shumë mjekë, por na thanë që ishte shenjë lindjeje. Por sapo mbushi 11 vjeç, ne u shqetësuam se tumori filloi të rritej”, u shpreh Ismet.

Megjithë dhimbjet e shkaktuara nga sëmundja, Andriadi, punoi për dy vite në një sallë ekspozitash, por u detyrua ta linte punën, për shkak të peshës së rëndë të tumorit.

“Koka më dhemb vazhdimisht, kurrizi po ashtu. Nuk mund të punoj më. Kam dy vite që qëndroj në shtëpi. Dua t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje për të kaluar të gjithë këtë”, u shpreh Andriadi.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel