“Menduam se ishte një grip i keq”/ Madonna thotë se ka patur koronavirus në fund të turneut të saj botëror

07/05/2020 13:05

Ylli i pop-it, Madonna deklaroi se ka patur koronavirus në fund të turneut të saj botëror “Madame X”, i cili u karakterizua nga disa anulime për shkak të një dëmtimi në gju të artistes.

Turneu përfundoi tre ditë përpara datës së planifikuar, për shkak se qeveria francize njoftoi ndalimin e tubimeve me më shumë se 1 mijë njerëz, një masë kjo për të mbajtur nën kontroll dhe frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Pasi kohët e fundit zbuloi se kishte rezultuar pozitiv në testin e antitrupave Covid-19, të mërkurën Madonna sqaroi në Instagram, gjerë e gjatë çështjen në fjalë.

“Aktualisht nuk jam sëmurë. Kur rezulton pozitive në testin e antitrupave, kjo nënkupton se ti e ke patur virusin, të cilën unë qartësisht e kam patur për shkak se kam qenë sëmurë në fund të turneut tim në Paris, 7 javë më parë.”

Këngëtarja u shpreh se ajo, artistët e tjerë dhe balerinët menduan se i kishte zënë “një grip i keq”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel