Përplasje mes klubeve! Debat në Angli për rifillimin e kampionatit

07/05/2020 15:46

Në Premier League po punohet për rifillimin e kampionatit muajin e ardhshëm, por në ditët e fundit mes klubeve ka pasur përplasje të forta.

Kjo për faktin se disa klube nuk e duan mbylljen normale të sezoniot për të evituar rënien nga kategoria, ndërsa klubet e mëdha të Premier Leagues duan që të zhvillojnë 92 ndeshjet e mbetura të sezonit. Në këtë pikë, këto të fundit kanë vendosur të rrisin presionin mbi ekipet “rebele”, teksa kërcënuan se do të vendosin veton e tyre për të zbritur një kategori më poshtë ekipet e 3 vendeve të fundit nëse nuk do të mbështetet plani i pagëzuar “projekti i rifillimit” të kampionatit anglez në takimin e ditës së hënë.

Një prej propozimeve për rifillimin e kampionatit është zhvillimi i ndeshjeve në fusha neutrale një propozim që është kundërshtuar, jo nga skuadrat e vendeve të fundit në renditje, por nga Brightoni, West Ham dhe Watford, 3 skuadra këto që gjithsesi rezulton se ka shumë për të humbur duke qenë se janë shumë pranë zonës së rënies nga kategoria. Kjo shtyu klubet e mëdha të futbollit anglez të bëjnë këtë kërcënim, të cilin klubet që e ndjejnë më shumë janë Norëich, Aston villa dhe Bournemouth.

Në të vërtetë, në takimin që do të mbahet ditën e hënë, nuk ka asnjë plan votimi, por klubeve do t’u kërkohet që të aprovojnë disa elementë të këtij plani të ristartit të premier League, nëse nuk do të ketë marrëveshje, votimi do të bëhet në një datë të mëvonshme. Në Premier League duhet vota e 14 klubeve për të kaluar një mocion. Mbështetja e 3 klubeve të pozicionuara në vendet e fundit mund të rezultojë e mjaftueshme për të anuar peshoren në favor të realizimit të ‘Projektit të rifillimit’ me klubet që luftojnë për mbijetesë që mund ta shohin atë si opsionin më të mirë për të arritur objektivin e tyre.

Top Channel