Shqiptari në Itali la trafikun e drogës për të punuar në ndërtim/ Ish-anëtarët e grupit kriminal i bëjnë atentat, 25-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por… Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit protestuan të enjten në qendër të qytetit për pagën e luftës, të cilën nuk e kanë përfituar.
Mbi 900 punonjës rinisin kështu protestat që i ndërprenë për shkak të pandemisë, por kësaj radhe me një kërkesë më shumë. Ata kërkojnë kalimin e pagës së luftës dhe ato të 2 viteve më parë, të cilat administratorët e uzinës i lanë pa paguar kur u larguan.
Rreth 500 punonjës të uzinës kanë fituar gjyqin për marrjen e 24 pagave të prapambetura, ndërsa për pjesën tjetër të punjonjësve proceset vazhdojnë. Naftëtarët kërkojnë zgjidhjen e ngërçit që nuk i ka lejuar vendimet e gjykatave të ekzekutohen duke lënë mijëra familje në skamje.
Pas grevës së urisë punonjësit morën 3 paga minimale për muajt kur puna në uzina ishte ndalur.
Top Channel