Video e pazakontë/ “Tornado shkurresh” në rrugët e Uashingtonit

07/05/2020 18:24

Një tornado e pazakontë u raportua në afërsi të Hanfordit, Uashington dhe një video dramatike në Twitter është postuar nga Matt McKnight, i cili ishte duke udhëtuar me makinë derisa ndodhej në detyrë.

Ai arriti të xhirojë pamje të tornados në autostradën 240, ku shihen shkurre të shpërndara. McKinght shpejt e kuptoi se makina e tij ishte e rrethuar me shkurre.

“Një moment më vonë, ishte një grup që u formua dhe duhej të ngadalësoja,” tha ai.
Pjesa më e frikshme, shtoi ai, ishte të shpëtonte nga tornadoja që e rrethonte.

Për fat të mirë, e tëra përfundoi mirë dhe pa pasoja.

Top Channel