Thuajse indentike/ Njihuni me 25 vjeçaren e “dashuruar” pas look-ut të Marilyn Monroe

07/05/2020 18:28

E dashuruar pas look-ut të yllit Marilyn Monroe, blogerja 25-vjeçare Jasmine Chisëell, rrëfen se për disa kohë ka jetuar  në rezidencën e ish-yllit të kinemasë në Hollywood Hills.

Jasmine, nga Skocia, ndau me ndjekësit e saj në aplikacionin “Tik Tok”, ambiente të shtëpisë së Marilyn. Ajo zbuloi gjithashtu edhe disa nga zbulimet befasuese që ka bërë teksa jetonte atje, ku përfshihen revista e nënshkrime të fshehta të aktores.

“Ne gjetëm dy revista. Njëra ishte botuar në vitin 1953. Ne gjithashtu zbuluam disa tapete të vjetër. Duke bërë punë shtëpie zbulova dhe disa nënshkrime të fshehta të Marilyn”.

Edhe pse kanë kaluar vite nga vdekja e Monroe, Jasmine me pamjen e saj, të bën të mendosh që ylli i viteve 50-të është ende me ne. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotogafitë e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel