Gjatë kësaj periudhe karantine padyshim ka pasur persona te cilët kanë ndjerë mungesën e dentistëve qe do nisin detyrën e tyre ne datën 11 maj, por sigurisht me rregulla te reja, rregulla për te cilat do te na flasë stomatologia Denisa Kola.

‘Denisa gjatë kësaj periudhe karantine a ke pasur telefonata nga pacient te ndryshëm, çfarë shqetësimesh kane pasur dhe ku kanë gjetur zgjidhje?

“Padyshim kemi pasur telefonata nga paciente te cilat kanë pasur dhimbje te forta dhëmbët dhe i kemi drejtuar ne urgjencën shtetërore”.

-Si do te jenë rregullat e reja ne klinikë?

“Po ne gjithmonë i kemi ruajtur rregullat e asepsisë pasi kanë qenë antibalteriale ndërsa ne këtë periudhë pandemie do synojmë te plotësojmë ato antivirusale. Rregullat do te jenë qe tek hyrja te cilët do futen nje nga nje me qese ne këmbë me dezinfektimin tek hyrja pastaj poltroni ku ulen është i veshur me veshje nje përdorimshe ne gjithashtu kemi veshjet tona po një përdorimshe maskat dorezat.Pacientet do i përzgjedhim vetem ata me raste urgjence jo ata te cilët mund te presin për një kohë te dytë”.

-Si bëhet përzgjedhja?

“Atëherë pacientët te cilët kanë dhimbje janë te parët qe priten ne klinikat tona dentare”

Top Channel